Theresa May kërkon nga UEFA sanksione të ashpra ndaj Malit të Zi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka kërkuar nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) “sanksione të ashpra” ndaj Malit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ofendimi i anglezëve ishte i neveritshëm dhe plotësisht i papranueshëm. Detyrimi i UEFA-s është të hetojë tërë situatën. U bëjmë thirrje që sa më parë të ndërmarrin masa të rrepta dhe të shpejta”, theksuan nga kabineti i kryeministres May.

Publiku në stadiumin “Podgorica” në Podgoricë në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit “A” për kualifikimet për në EURO 2020, të cilën mysafirët e fituan bindshëm me rezultatin 5:1, disa herë në baza racore ofenduan disa lojtarë të kombëtares së Anglisë.