Thirrje e hapur muslimanëve të pasur

Taha Kılınç

Me rastin e Ramazanit dua të bëj një thirrje muslimanëve të pasur që duan të bëjnë bamirësi.

Mungesa e njerëzve të edukuar është një nga krizat kryesore që po përjetojmë. Ajo që ne e quajmë “njeri” nuk edukohet vetëm duke folur për të. Çështja e edukimit të njerëzve kërkon përpjekje afatgjate, planifikim strategjik dhe projekte konkrete që do të na sjellin rezultate…

Musliman të pasur, fillimisht hapni horizontet e më pas hapni xhepat tuaja. Identifikoni të rinjtë premtues myslimanë rreth jush, klasifikojini sipas aftësive të tyre dhe nëse është e nevojshme, kërkoni ndihmë profesionale për këtë detyrë. Dhe sigurohuni që të bëni këto tre gjëra:

-JEPNI BURSË PËR UDHËTIME
Blini biletat e fluturimeve të rinjve muslimanë, jepini atyre para xhepi dhe dërgojini në të gjithë botën islame. Ndihmojini të rinjtë myslimanë të zbulojnë gjeografinë tonë dhe botën, me kusht që të kthehen me një raport.

-JEPNI BURSË LIBRI
Bursave që jepni shtoni edhe një bursë bujare për libra. Ndani fonde të veçanta për të rinjtë, me kusht që të blejnë vetëm libra. Dërgoni njerëz të talentuar dhe të interesuar në panaire librash jashtë vendit dhe mundësojani të ndjekin aktualitetin e shkencës dhe diturisë.

– JEPNI BURSË PËR MËSIMIN E GJUHËVE
Mbështetni rininë aspirante muslimane për të studiuar gjuhët brenda dhe jashtë vendit. Financoni mësimin e gjuhëve të huaja me qëllim që ata të mundin të bëjnë përkthimin e veprave nga gjuhët e huaja në gjuhën tonë, të përfaqësojnë më së miri muslimanët në platforma të ndryshme jashtë vendit dhe të kontibuojnë në prodhimin e veprave kualitative në vend.

Udhëtimi, dituria dhe gjuha…
Njohja me gjeografinë, formimi i mendjeve të ndritura dhe proklamimi i asaj që prodhohet është më i rëndësishëm se sa rekrutimi i njerëzve për xhematet tona. Ummeti, në këto tre fusha ka nevojë për mbështetjen e myslimanëve të pasur mendjehapur, të mirë dhe të fokusuar në bamirësi . Edhe atë urgjentisht.

E nëse më thoni:
Por si t’i gjejmë ata të rinjë për t’i edukuar?, më besoni, është shumë e lehtë.

Nga: Taha Kılınç