Ti je më i duhuri!

Fatos Beqiri

Një trajner i jetës të inkurajon dhe të këshillon për një sëri çështjesh personale dhe profesionale që do të perciellin gjatë karrieres.
Pergatituni me dhe për jeten tuaj, gjejeni një trajner që do të iu mësojë si t’i kaloni dhe të vazhdoni suksesshëm karrieren tuaj profesionale.
Secili nga ju keni potencial, ju mungon vetëm guximi. Shpesh herë ndjeheni keq se keni deshtuar apo ju kanë larguar nga puna apo edhe ndoshta ende nuk keni pasur mundësi të punoni në ndonjë kompani.
Trajneri juaj i ardhshëm do të iu ndihmojë të krijoni një vetëbesim që ju ka munguar pa vetëdijen tuaj.
Është koha ajo që juve të ju kushtojë më së shumti, sa më shumë të kaloni kohen duke qendruar në të njejten pikë dëmi do të jetë më i madh dhe me vështirë i riparueshëm.
A e keni ditur se nëse ju veproni për të arritur qëllimin e juaj dhe dështoni e prap dështoni ju jeni në rrugen e drejt.

Mos ik nga vetja jote sepse ti je duke e marr timonin për të drejtuar jetën tënde, mos ik nga dështimet, mos ik nga opinoni i keq i tjerve për ty, mos ik nga frika se ti nuk je i duhuri.
Ju sugjeroj të kuptoni së ju duhet ta kuptoni se ju jeni përsoni më i veçantë për ta arritur qëllimin e jetes tuaj. Pra kuptoje pse duhet të nxitoni në jeten tuaj.
Jeta juaj ka shumë mundësi, kuptoje se ka shumë vështirësi për ti arritur ato mundësi, secili vend në botë ka mundësi për të vepruar.
Nëse nuk e jepni më të miren nga ju, dijeni se jeta ka më ju ndëshku sepse ke punuar vetëm për atë që tashmë ke.
Çka e bën jetën më të mirë është është mendimi i mirë për jetën që ti dëshiron më e jetu. Duaje çdo ditë jetën tënde dhe kujdesu për çdo ditë të jetës tënde mos lejo që askush t’i caktojë ditët si t’i jetosh ato.

Çdo njeri ka dëshirë për të pasur sa më shumë nga çdo gjë, kujto pra se nuk ka arsye pse ti ende je duke qendraur në të njejten pikë. Zgjohu dhe ec në drejtimin e jetës tënde, shumë shpejt ke me e arrit qëllimin tënd të jetës, të jesh aty ku duhet të jesh.
E kemi një jetë, secili ta mëndojë si dëshironë ta jetojë! A dëshiron më kanë një sipërmarres i suksesshëm apo ke vendos me kanë vegel që të tjerët të arrijnë suksesin e tyre.
Festa po fillon, mos u vono!

Nga: Fatos Beqiri