Tifozët e Marseille i hakmerren Evras

Tifozët e Marseille kanë dalë hapur kundër Patrice Evra.

Kjo pasi që ky i fundit goditi një tifoz të skuadrës e më pas u suspendua nga klubi.

Kësisoj, mbrëmë tifozët e flaktë të gjigantit francez kanë shpalosur një mesazh gjigant.

”Ju menduan se ishit më i madh se klubi dhe tifozët. Nuk të duam më në ngjyrat tona. Pirdhu Evra”, thuhej aty.