Tifozët e Milanit bojkotojnë ndeshjen ndaj Juventusit

Photo LiveMedia/Francesco Scaccianoce Genova, Italy, December 01, 2021, italian soccer Serie A match Genoa CFC vs AC Milan Image shows: AC Milan Curva Sud supporters LiveMedia - World Copyright

Këtë fundjavë, Milan udhëton në Torino në kuadër të ndeshjes së parafundit të kampionatit ndaj Juventus. Kuqezinjtë kanë nevojë për pikët maksimale duke qenë se synojnë me patjetër kualifikimin për në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Por, pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, kuqezinjtë nuk do të kenë me vete për këtë transfertë tifozët. “Curva Sud” e Milanit njoftoi se do të bojkotoj transfertën në Torino me arsyen se çmimet e biletave të vendosura nga Juventus janë të “fryra” dhe të pajustifikuara.

Në vend të transfertës, tifozët kuqezinj kanë vendosur të ndërmarrin një tjetër iniciativë teksa do të ndihmojnë rajonin e Emilia-Romgnas që ditët e fundit u përfshi nga përmbytjet. Në rajonin e Emilia-Romagnas ka ende shumë njerëz në nevojë dhe tifozët e Milanit në vend të stadiumit, do të kontribuojnë për një kauzë më të madhe.