Tifozët kërkojnë shkarkimin e Lopeteguit

Pas humbjes 2-1 nga Levante në ‘Santiago Bernabeu’ , gazeta spanjolle Marca ka bërë një sondazh.

Pyetja ishte se “A duhet të largohet trajneri i Real Madrid, Julen Lopegeui para El Classicos apo jo?’’, përcjell Klan Kosova.

Në këtë sondazh 61% e tifozëve kanë dhënë përgjigje pozitive duke kërkuar largimin e spanjollit kurse 39% kanë thënë që ai të mos shkarkohet.