Tifozët votojnë kampionin e ri në Premierligë

Në një sondazh të krijuar nga “The Sun”, skuadra e Pep Guardiolës ka marrë numrin më të madh të votave si kampion i ri në Premierligë.

Tifozët e Premierligës favorizojnë Manchester Cityn në garë për titull të kampionit.

Në një sondazh të krijuar nga “The Sun”, skuadra e Pep Guardiolës ka marrë numrin më të madh të votave si skuadra e ardhshme kampione në elitën e futbollit anglez.

Manchester City, lider në tabelë ka marrë 29 për qind të votave.

Pas tyre është renditur kampioni në fuqi Chelsea, i ndjekur nga Tottenham dhe Liverpool.