TikTok gjobitet nga Britania e Madhe për përdorim të të dhënave të fëmijëve

Nga statistikat e kryera mendohet se rreth 1.4 milion fëmijë nën moshën 13-vjeç kanë një llogari dhe janë përdorues të këtij aplikacioni.

Çështja Tik Tok është një ndër temat më të përfolura kohët e fundit për shkak se kërkohet mbyllja e këtij aplikacione në shumë vende të botës. Ditën e martë Tik Tok u gjobit me 12.7 milion funte me akuzën për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve nën 13-vjeç.

Nga statistikat e kryera mendohet se rreth 1.4 milion fëmijë nën moshën 13-vjeç kanë një llogari dhe janë përdorues të këtij aplikacioni. Tik Tok ka përdorur pamje të fëmijëve pa miratimin e prindërve për të përfituar shikime që konvertohen në të ardhura mjaft të larta për kompaninë.

Të dhënat e fëmijëve mund të jenë përdorur edhe për të krijuar faqje me përmbajtje të papërshtatshme,gjë që nuk lejohet. “Ka ligje në fuqi për t’u siguruar që fëmijët tanë të jenë po aq të sigurt në botën dixhitale sa janë në botën fizike. TikTok nuk iu përmbajt atyre ligjeve.’’ -tha një ndër komisionerët.

Tik Tok është aplikacioni më i përdorur kohët e fundit dhe pavarësisht kësaj,të gjithë kanë dyshime për të dhënat e tyre që i vendosin në llogari. Reagimet e Tik Tok pritet të vijnë së shpejti për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështjeje.