TikTok hap qendrën e parë të të dhënave në Europë

Firma tha se të dhënat e përdoruesve Europianë tashmë po migrohen në serverët e kompanisë në Dublin si pjesë e përgjigjes së kompanisë ndaj shqetësimeve të privatësisë.

TikTok hapi qendrën e parë Europiane të të dhënave për të adresuar shqetësimet lidhur me mbikëqyrjen shtetërore Kineze.

Firma tha se të dhënat e përdoruesve Europianë tashmë po migrohen në serverët e kompanisë në Dublin si pjesë e përgjigjes së kompanisë ndaj shqetësimeve të privatësisë.

TikTok, që është në pronësi të kompanisë Kineze ByteDance, thotë se asnjëherë nuk i ka dorëzuar të dhëna Pekinit. Kritikët frikësohen se shteti Kinez mund të kërkojë qasje kurdo.

Gjiganti i platformës së shpërndarjes së videove mund të lejojë një kompani Europiane të sigurisë qasje në praktikat e saj të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave.

TikTok e ka quajtur nismën si Project Clover dhe po ndiqet paralelisht me Project Texas, një masë e ngjashme për adresimin e shqetësimeve të autoriteteve Amerikane.