TikTok subjekt i disa hetimeve në Evropë

“Praktikat e të dhënave të TikTok, përfshirë respektimin e transferimit ndërkombëtar të të dhënave, janë objekt i disa hetimeve,” tha Ursula von der Leyen.

Presidenti i Komisionit Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, konfirmoi disa hetime të cilat po bëhen ndaj TikTok.

Hetimet vinë lidhur me shqetësimet e transferimit të të dhënave të qytetarëve Evropianë në Kinë dhe për reklamimin e shënjestruar të miturve.

Hetuesit po kërkojnë të sigurohen se TikTok vepron sipas rregullave të vendosura nga ligji i privatësisë GDPR.

“Praktikat e të dhënave të TikTok, përfshirë respektimin e transferimit ndërkombëtar të të dhënave, janë objekt i disa hetimeve,” tha Ursula von der Leyen.

“Këtu përfshihet një hetim nga Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave nëse TikTok i përmbahet kërkesave të GDPR lidhur e transferimin e të dhënave në Kinë apo përpunimin e të dhënave të miturve.”

Evropa është e shqetësuar se autoritetet publike Kineze mund të fitojnë akses mbi të dhënat e qytetarëve Evropianë të TikTok.

Praktikat e menaxhimit të të dhënave të aplikacionit kanë marrë vëmendjen e shumë autoriteteve në mbarë botën përfshirë Shtetet e Bashkuara. /PCWorld Albanian