Tirana e Shkupi, heqje e një trau doganor mes dy vendeve
“Një moment pozitiv dhe një hap konkret me një rëndësi të jashtëzakonshme për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi”, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama promovimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop” në Qafë Thanë. Kjo do të thotë që makinat drejt Maqedonisë e në kthim do iu nënshtrohen procedurave vetëm njëherë
Së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kreu i qeverisë shqiptare theksoi rëndësinë e çuarjes përpara të projektit madhor të Korridorit 8, i cili sipas Ramës ka një rëndësi strategjike për BE-në e NATO-n.
“Ne kemi një shprehje në shqip: ‘beso e kontrollo’. Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo- kontrollo, tani jemi beso kontrollo dhe hapi tjetër është beso-beso që të mos kemi asnjë kontroll për t’u bërë pjesë e Europës pa kontrolle mes nesh. Falënderimi për të gjithë ata që punuan për këtë ditë për të realizuar këtë transformim që do t’u vlejë miliona njerëzve dhe do të vijojmë edhe me pikat e tjera”.
Ndërsa Mickoski theksoi transformimin edhe në pikat e tjera doganore, për t’i shërbyer turizmit të zonës.
“Është kënaqësi që po bëjmë këtë bashkëpunim për një pikë kontrolli të vetme që lehtëson lëvizjen e njerëzve Do t’i forcojmë edhe lidhjet në pikat e tjera është një vlerë e shtuar për të dyja vendet për bashkëpunimin në fushën e turizmit rreth liqenit të Ohrit dhe Strugës dhe zonave të tjera”, tha ai. /tesheshi








