Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Ekipi i futbollit Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë, gjatë përballjes me ekipin e Kukësit.

Ndeshja Kukësi-Tirana e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi”, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ka përfunduar me rezultatin 0-1.

Ekipi i bardheblu kaloi në avantazh me golin e Hoxhallarit të shënuar në minutën e 90-të.

Tirana dominoi lojën edhe në pjesën e parë, ndërsa ndeshja përfundoi me golin e fitores të ekipit të kryeqytetit.

Në përfundim të ndeshjes është mbajtur edhe ceremonia për fitoren e Tiranës, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.