Toyota Motor po shqyrton mundësinë e blerjes së furnizuesit të saj kryesor, Toyota Industries.
Kjo marrëveshje thuhet se mund të arrijë në 6 trilionë jen (42 miliardë dollarë), shkruajnë mediat e huaja.
Sipas tyre, kompania tha se po eksploron mundësi të ndryshme, përfshirë investime të pjesshme, pas raporteve për një mundësinë të blerjes.
Toyota Industries, e cila ka një vlerë prej 4 trilionë jen, mohoi se kishte marrë një ofertë për blerje nga Akio Toyoda dhe familjen e tij, por konfirmoi se po shqyrton mundësinë e privatizimit përmes një shoqërie të veçantë.
Toyota ka 24% të aksioneve në Toyota Industries, ndërsa Toyota Industries zotëron aksione në Toyota dhe Denso.
Kryesisht, ky hap vlerësohet se mund të ndihmojë për të përmirësuar menaxhimin korporativ dhe për të çliruar strategjitë e rritjes pa presionin e aksionarëve.







