Trashëkofsha pule me perime dhe lëng në furrë

PËRBËRËSIT:
▪︎kofsha dhe trashëkofsha pule
▪︎patate të vogla
▪︎200 g kërpudha
▪︎2 karota
▪︎1 qepë të thatë
▪︎2 domate dhe pak salcë
▪︎2 thelpinj hudhër
▪︎majdanoz
▪︎lëng pule ose ujë
▪︎vaj ulliri
▪︎piper të zi, piper të kuq, trumzë dhe rigon
▪︎kripë

PËRGATITJA:Në fillim marinojmë mishin dhe e kalojmë lehtë në tigan me vaj ulliri. Largojmë mishin dhe shtojmë qepën dhe kërpudhat sa të marin ngjyrë. Më pas shtojmë hudhrën, karotat, domatet, salcën, erëzat, majdanozin dhe e mbulojmë me lëng. E pjekim në 200 gradë në tavë të mbuluar.