Tre opsionet e reja me inteligjencë artificiale të Google Chrome e bëjnë shfletimin në ueb më të thjeshtë

Google tha se këto funksionalitete të reja po vinë muajin e ardhshëm ndërsa priten më shumë gjatë vitit me integrimin e modelit AI Gemini.

Përdorimi i shfletuesit Chrome do të bëhet më i lehtë dhe më efikas falë shtimit të tre funksionaliteteve të reja AI të cilat do të bëhen të disponueshme së shpejti.

Së pari është diçka që Google e quan “grupet e tabeve”, ku përdoruesit mund të organizojnë një koleksion të madh tabesh. Me këtë funksionalitet Google automatikisht do të sugjerojë e më pas të krijojë grupe tabesh bazuar në tabet që keni të hapura, veçanërisht nëse jeni duke punuar në disa projekt njëherazi ose duke planifikuar një udhëzime ku ju duke kërkuar për hotele apo restorante.

Për të përdorur këtë opsion duhet të klikoni me të djathtën e mausit mbi një tab të hapur dhe të përzgjidhni opsionin “Organize Similar Tabs.” Inteligjenca artificiale do të gjejë tabet me përmbajtje të ngjashme dhe ti grupojë së bashku, të sugjerojë një emërtim dhe emoji për ti bërë të lehta për tu gjetur.

Së dyti, Chrome sjell një asistent shkrimi me inteligjencë artificiale për të cilin kompania thotë se ndihmon përdoruesit të shkruajnë me konfidencë në hapësira publike si një vlerësim online, postim në median sociale, apo një e-mail për një kompani.

Për të përfituar nga funksionaliteti përdoruesit duhet të klikojnë me të djathtën e mausit mbi një fushë teksti në Chrome dhe të zgjedhin opsionin “Help me write.”

Pasi të keni shkruar disa fjalë, inteligjenca artificiale do të kuptojë çfarë po përpiqeni të thoni dhe t’ju ndihmojë ta përmirësoni.

Dhe së fundi, Chrome do të ofrojë opsion për të krijuar temat tuaja duke përdorur AI. Njëlloj si sfondet e gjeneruara nga AI në Google Pixel 8, përdoruesit mund të krijojnë tema bazuar në ngjyra, stile arti etj.

Google tha se këto funksionalitete të reja po vinë muajin e ardhshëm ndërsa priten më shumë gjatë vitit me integrimin e modelit AI Gemini.