Tre persona të plagosur me armë zjarri në Deçan

Tre persona janë plagosur me armë zjarri pas mesnatës në një lokal në Deçan.

Policia ka bërë të ditur se për këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili më urdhër të prokurorit është ndalur për 48- orë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për teve1.info se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë.

“Më 13 janar, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës.Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.