Tre të vdekur pas një shkëmbimi zjarri në Spanjë

Tre persona, dy prej të cilëve roja civile humbën jetën pas një shkëmbimi zjarri në lindje të Spanjës, bënë të ditur autoritetet.

“Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në një banesë të izoluar në provincën rurale të Teruel dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy rojave civile dhe një personi tjetër”, theksoi një zëdhënës i nënprefekturës.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjë të arrestuar, ndërkohë që operacioni policor po vazhdon në fshatrat e Andorras dhe Albalate del Arzobispo, rreth 350 kilometra në lindje të Madridit. /ATSH-AFP/ –