Tregu turk i veturave thyen rekordin e shitjeve

Tregu i veturave në Turqi ka arritur një moment historik, pasi shitjet në vitin 2023 tejkaluan 1,2 milion njësi të shitura.

Ky rekord ka tejkaluar pritjet dhe ka dërguar totalin në një rritje prej 57,4 për qind, duke e mposhtur kështu rekordin e vitit 2016 me 984 mijë njësi.

Rritja e shitjeve erdhi pavarësisht rritjes së kostove të kredive për vetura, dhe normave të interesit nga bankat.

Në një përparim tjetër në tregun turk, shitjet e veturave elektrike për vitin 2023 përbëjnë 6,8 për qind të shitjeve totale.

Kjo rritje u nxit edhe nga hyrja në treg e lojtarëve të mëdhenj si Tesla.

Shitjet e veturave elektrike gjatë gjithë vitit arritën një rekord prej 65,562 njësive.

Lista kryesohet nga Togg, dhe ndiqet nga Tesla, dhe prodhuesi kinez i veturave BYD.