Trepça fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Pejën në finale.

Mitrovicasit triumfuan me rezultat të ngushtë 78-76, ndaj pejanëve, në sfidën që u zhvillua në Suharekë.

Përndryshe, gjatë ndeshjes pati disa incidente, teksa u larguan edhe tifozët e klubit mitrovicas nga palestra, pasi këta të fundit gjuajtën gjësende brenda në parket.