Truecaller përdor inteligjencën artificiale për të bllokuar thirrjet spam

Më përpara bllokimi dhe veprime të tjera nxiteshin nga mënyra sesi numrat janë listuar në databazë kombinuar me ndërhyrjen e përdoruesit.

Aplikacioni i thirrjeve Truecaller bllokon mes 38-40 miliardë thirrje spam çdo vit për mbi 374 milionë përdoruesit e saj.

Tani me shpresën për të afruar më shumë njerëz drejt planeve me pagesë Premium, ka vendosur të sofistikojë më tutje teknologjinë e saj të filtrimit.

Një përditësim i ri për abonentët me pagesë në Android përdor inteligjencën artificiale për të bllokuar çdo thirrje që vjen nga një kontakt i jo=aprovuar ose nëse AI zbulon një thirrje spam edhe nëse nuk është listuar në databazën e Truecaller.

Më përpara bllokimi dhe veprime të tjera nxiteshin nga mënyra sesi numrat janë listuar në databazë kombinuar me ndërhyrjen e përdoruesit.

Përditësimi është vetëm në Android pasi Apple nuk lejon Truecaller të kontrollojë statusin e telefonuesve në iOS për ti bllokuar automatikisht nëse janë spam.

Zhvillimi më i ri vjen në një moment kritik për biznesin e kompanisë e cila shikoi një rënie të ardhurash me 4 përqind në tre mujorin e katërt të vitit.

India mbetet tregu më i madh me 259 milionë përdorues.