Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha me shaka të hënën se Venezuela mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, pasi skuadra e saj mundi Italinë në gjysmëfinalen e “World Baseball Classic”, transmeton Anadolu.
“Uau! Venezuela mundi Italinë sonte 4-2 në gjysmëfinalen e WBC (Bejsbollit!). Ata duken vërtet shkëlqyeshëm. Gjëra të mira po i ndodhin Venezuelës kohët e fundit! Pyes veten se për çfarë bëhet fjalë në të gjithë këtë magji? Shtetësi, 51, a ka ndonjë?”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Pas muajsh tensionesh të larta, SHBA-ja kapi presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro më 3 janar, duke shkaktuar një sërë zhvillimesh, përfshirë betimin e zëvendëspresidentes Delcy Rodriguez si presidente e përkohshme e Venezuelës, ndryshime në ligjin kryesor të naftës të vendit dhe lirimin e disa të burgosurve politikë.
Trumpi më parë i ka kërkuar Kanadasë që të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.








