Ballina Lajmet Kosovë Trump i drejtohet Osmanit: “Kur s’kaloni mirë me Serbinë më telefononi mua”

Trump i drejtohet Osmanit: “Kur s’kaloni mirë me Serbinë më telefononi mua”

Në Washington po mbahet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, e cila po udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Ai u shpreh:

“Për shumë prej këtyre çështjeve – po marr si shembull Kosovën dhe Serbinë. Unë e zgjidha atë. A mund të ngriheni pak në këmbë, nëse jeni këtu? Vetëm për një moment. Kosova, Serbia. Ngrihuni. Çfarë pune e shkëlqyer. Ju faleminderit shumë. Po shkoni mirë me njëri-tjetrin, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua dhe do ta zgjidhim.”

Presidentja Osmani iu përgjigj me një gjest dhe tha se “do të të thërras”, duke treguar gatishmërinë për dialog.

Gjatë prezantimit të saj për liderët tjerë të pranishëm, Trump e komplimentoi Osmanin për punën e saj, duke theksuar se po bënte një punë “të shkëlqyer”.