Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Më 11 nëntor, presidenti francez, Emmanuel Macron, është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.
Pjesë e kësaj ngjarje pritet të jenë liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota.







