Trump nuk mund të hapë llogari në Facebook për 2 vite

Mandatory Credit: Photo by Andrew Harnik/AP/REX/Shutterstock (9447254j) President Donald Trump arrives at Palm Beach International Airport in West Palm Beach, Fla Trump, West Palm Beach, USA - 02 Mar 2018

Në Janar ai u përjashtua nga të dy rrjetet social pas protestave në Kapitol por Bordi i Mbikëqyrjes së rrjetit social kritikoi vendimin për penalitetin pa afat.

Facebook ka vendosur të mos lejojë ish presidentin Amerikan Donald Trump të hapë një llogari në Facebook dhe Instagram për dy vitet e ardhshme.

Në Janar ai u përjashtua nga të dy rrjetet social pas protestave në Kapitol por Bordi i Mbikëqyrjes së rrjetit social kritikoi vendimin për penalitetin pa afat.

Facebook tha se veprimet e Trump ishin në shkelje të politikave të përdorimit të rrjetit social ndërsa ish presidenti Amerikan u përgjigj duke thënë se dëbimi i tij është fyerje për miliona Amerikanë që e votuan në zgjedhjet presidenciale.

Lëvizja e fundit e Facebook vjen ndërsa gjigandi i medias sociale u hoqi imunitetin politikanëve në platformë. Tashmë figurat publike të cilat nxisin dhunë do të dëbohen fillimisht për një muaj e në raste serioze deri në 2 vite. /PCWorld