Trump: Vetëm moraliteti dhe mendja ime mund të më ndalë, jo e drejta ndërkombëtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se e vetmja gjë që mund ta ndalë është “moraliteti i tij” dhe jo e drejta ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

I pyetur nëse ka ndonjë kufi për pushtetin e tij global, Trump në një intervistë për ‘New York Times’ tha: “Po, ka një gjë. Moraliteti im. Mendja ime. Është e vetmja gjë që mund të më ndalë”.

“Nuk kam nevojë për të drejtën ndërkombëtare,” tha Trump, duke shtuar: “Nuk po kërkoj të dëmtoj njerëzit”

I pyetur nëse administrata e tij është e detyruar t’i përmbahet së drejtës ndërkombëtare, Trump u përgjigj “po”, por shtoi: “Varet nga ajo se cili është përkufizimi juaj i të drejtës ndërkombëtare”.