Tucheli largohet nga Bayerni në fund të stinorit

Trajneri gjerman Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Muencheni në fund të stinorit.

Bayerni ka konfirmuar se “pas një diskutimi të mirë dhe fer, FC Bayerni dhe Thomas Tuchel kanë vendosur t’i ndajnë rrugët në fund të stinorit”.

Tuchel mori drejtimin e Bavarezëve në mars të vitit 2023, duke zëvendësuar Julien Nagelsmann. Sezonin e kaluar, Tuchel fitoi Bundesligën, falë edhe “dhuratës” që i bëri Dortmundi në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Sivjet, Bayerni pas 22 xhirove zë vendin e dytë në Bundesligë me 50 pikë, tetë më pak se lideri Bayer Leverkusen. Është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa u mposht 1:0 nga Lazio në ndeshjen e parë të rundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.