“Turist” në UÇK, Remi i kundërpërgjigjet Haradinajt

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “atë që e bën njeriu për pak vëmendje, nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë”.

“Atë që e bënë njeriu për pak vëmendje nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë!”, ka shkruar Mustafa.

Ky reagim i tij vjen pas deklarimeve të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, se Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa kanë qenë turistë në UÇK.