Turqi, 218 terroristë u dorëzohen forcave të sigurisë në vitin 2020

Dy terroristë të tjerë janë dorëzuar tek forcat turke të sigurisë, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me këto të fundit, numri i terroristëve, të cilët dorëzuan armët përmes përpjekjeve të bindjes ka arritur në 218 këtë vit”, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Të dy terroristët i shpëtuan grupit terrorist të PKK-së dhe iu dorëzuan forcave të sigurisë si rezultat i përpjekjeve të bindjes nga policia dhe forcat e xhandarmërisë në koordinim me Ministrinë e Brendshme.

Njëri nga terroristët u bashkua me grupin terrorist separatist në vitin 2014 ndërsa tjetri në vitin 2015, theksohet në njoftimin, duke shtuar se të dy terroristët po vepronin në Siri.

Policia dhe xhandarmëria vazhdojnë përpjekjet e tyre për të bindur terroristët të dorëzohen.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.