Turqi: 9 anije të tjera me drithë largohen nga Ukraina

Nëntë anije të tjera janë larguar nga portet ukrainase sipas marrëveshjes së eksportit të grurit të Istanbul-it, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë, e cila nuk zbuloi pikat e nisjes apo destinacionet e anijeve, thuhet se dërgesat nga portet ukrainase po vazhdojnë siç është planifikuar.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul më 22 korrik për të rifilluar eksportet e drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është ngritur në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.

Që kur anija e parë lundroi sipas marrëveshjes më 1 gusht, më shumë se 100 anije kanë transportuar mbi 2,5 milionë tonë produkte bujqësore përmes korridorit të drithit.