Turqi, arrestohen 9 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Autoritetet turke arrestuan nëntë persona nën dyshime për lidhje me grupin terrorist DEASH në provincën Samsun të Detit të Zi të Turqisë, tha një burim sigurie, rapoton Anadolu Agency (AA).

Ekipet provinciale të policisë së antiterrorit kryen bastisje në rrethin İlkadım për të arrestuar të dyshuarit, të gjithë shtetas irakianë, tha burimi në kushte anonimiteti.

Gjatë operacionit gjithashtu u sekuestruan një numër i materialeve digjitale.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, me 315 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.