Turqi, rreth 500 mijë mësimdhënës përgatiten për vaksinën kundër COVID-19

Ministri Ziya Selçuk

Me mbylljen kombëtare e cila pritet të përfundojë në fillim të kësaj jave, gati gjysmë milioni mësues dhe punonjës të shkollave do të vaksinohen për COVID-19, njoftoi Ministria Kombëtare e Arsimit e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prenotimet për vaksinim janë bërë për 499.000 punonjës arsimorë, duke përfshirë ato të institucioneve parashkollore, shkollave fillore dhe shkollave të fshatrave, si dhe stafin e mbetur të arsimit, sipas zyrtarëve të ministrisë.

Shifra përbën rreth 40 për qind të mësuesve dhe stafit shkollor në Turqi.

Të premten, Turqia raportoi më shumë se 11.000 raste të reja me koronavirus, ndërsa infeksionet ditore vazhdojnë të bien mes mbylljes mbarëkombëtare, e cila pritet të përfundojë të hënën.

Pas mbylljes, kufizimet mund të lehtësohen në varësi të progresit në luftimin e virusit, sipas zyrtarëve.

Turqia ka administruar mbi 25,6 milionë vaksina kundër koronavirusit që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv në mes të janarit, sipas shifrave zyrtare.

Më shumë se 14,8 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa 10,7 milionë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. /aa