Turqi/ Rrëzohet një avion, asnjë i mbijetuar

Një avion ushtarak është rrëzuar në Sparta, Turqi, ku si pasojë panë humbur jetën të tre personat që ndodheshin në avion.

Avioni ushtarak transportues i tipit CN-235 CASA në bordin e të cilit ndodheshin dy pilotë dhe një teknik, pasi është ngritur nga komanda qendrore e aviacionit nr.1 në qytetin Eskişehir ka humbur kontaktet me radarin dhe menjëherë janë nisur punimet e kërkim shpëtimit”.

“Në afërsi të rajonit të liqenit Eskişehir tek rrënojat e avionit janë gjetur trupat e tre punonjësve tanë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë.