Ballina Lajmet Turqi, rritet në 4.927 numri i vdekjeve nga COVID-19

Turqi, rritet në 4.927 numri i vdekjeve nga COVID-19

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi është rritur në 4.927, me 22 vdekje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve nga COVID-19 është rritur në 186.493, me 1.248 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi po ashtu është rritur në 158.829, me 1.312 të shëruar të tjerë gjatë ditës së fundit.