Turqia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të hetojë kthimin mbrapa të emigrantëve nga Greqia pasi të paktën 19 emigrantë ngrinë për vdekje në kufirin midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“BE hesht përballë praktikave mizore të Greqisë kundër emigrantëve të parregullt dhe qëndron e shurdhër ndaj thirrjeve tona”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.
Ministria turke i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të hetojë “veprimet e Greqisë në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të mos qëndrojë indiferent ndaj këtyre akteve të neveritshme”.
Gjithsej 19 emigrantë të parregullt u gjetën të grirë për vdekje pranë kufirit në fillim të kësaj jave, të zhveshur pa rroba e këpucë para se të ktheheshin mbrapa në Turqi nga zyrtarët kufitar grekë.
Duke e quajtur incidentin një “tragjedi”, Greqia mohoi përfshirjen me ministrin e Migracionit dhe Azilit, Notis Matarachi, që theksoi se çdo sugjerim se forcat greke kanë kthyer mbrapa viktimat do “pa dyshim do të ishte i rremë”.
Ankaraja e ka kritikuar ashpër Athinën për “trajtimin çnjerëzor” të emigrantëve dhe e ka akuzuar për shpërfillje të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka shpërndarë disa foto të vendeve ku u gjetën emigrantët, me trupat e pajetë të viktimave me pamje të turbullt. /aa





