Turqia më 30 nëntor do të lançojë satelitin Turksat 5A

Turqia do të lëshojë satelitin e saj Turksat 5A më 30 nëntor, bëri të ditur sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi duke planifikuar të marrim satelitin e komunikimit më 2 tetor”, nga Airbus në Francë, tha Karaismailoğlu në Konkurrimin Satelitor Model TURKSAT të mbajtur në Aksaray në Anadollin Qendror.

Ai theksoi se sateliti tjetër, Turksat 5B është vendosur të lëshohet në vitin 2021.