Turqia ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për heqjen e presidentit sirian Ahmed Al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm, Anas Khattab nga lista e sanksioneve, raporton Anadolu.
“Ne mirëpresim rezolutën me numër 2799 (2025) të KS-OKB-së që heq presidentin sirian Ahmed al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm Anas Khattab nga lista e sanksioneve të KS-OKB-së”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Oncu Keçeli.
Ai tha se do të vazhdojnë të mbështesim hapa të ngjashëm për të adresuar trashëgiminë negative të periudhës së kaluar mbi administratën aktuale dhe popullin sirian, për të hequr plotësisht sanksionet, për të hapur rrugën për integrimin e Sirisë në komunitetin ndërkombëtar si dhe për të siguruar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.







