Turqia ndalon përdorimin e kriptomonedhave

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera u ndaluan si formë pagese apo si shërbim në Turqi në një lajmërim publikuar sot nga banka qendrore e vendit.

Kriptomonedha më e madhe në botë Bitcoin ra me 2% në përgjigje të lajmit në 61,600 dollarë.

Dëbimi i kriptomonedhave në Turqi hyn në fuqi më 30 Prill. Ato kanë parë popullaritet në rritje në vendin ku monedha vendase Lira Turke po vuan nga inflacioni.

Muajin e kaluar preku nivele historike të ulëta ndërsa kërkimet në internet për bitcoin preken majat.

Banka Qendrore tha se do të ndalohet përdorimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo i kriptomonedhave.