Twitter do të kufizojë numrin e mesazheve që mund të dërgojnë llogaritë e paverifikuara

Përmes një cicërime, Twitter tha se ndryshimi është pjesë e përpjekjeve për të reduktuar spamin në mesazhe direkte, një fenomen që është rritur në muajt e fundit.

Twitter bëri një ndryshim tjetër i cili e kufizon më tutje përdorimin e platformës nga përdoruesit të cilët nuk paguajnë për një abonim Blue.

Kompania njoftoi se së shpejti do të implementojë rregullin e ri që limiton numrin e mesazheve direkte që përdoruesit e paverifikuar mund të dërgojnë në ditë.

Përmes një cicërime, Twitter tha se ndryshimi është pjesë e përpjekjeve për të reduktuar spamin në mesazhe direkte, një fenomen që është rritur në muajt e fundit.

Më 14 Korrik uebsajti shtoi një funksionalitet të ri i cili mesazhet direkt nga llogari që nuk i ndiqni shfaqen në postën e mesazheve të kërkuara.

 

Twitter tha se kishte vënë re një reduktim të mesazheve spam me 70 përqind brenda javës. Më përpara uebsajti kishte kufizuar mundësinë për të dërguar mesazhe direkte nga njerëz që nuk i ndiqni.

Edhe pse lëvizja e fundit e Twitter është për të reduktuar spamin, është një lëvizje tjetër e cila ka për tendencë të shtyjë përdoruesit e paverifikuar drejt abonimit me pagesë Blue.

Më herët Twitter ka vendosur një limit shikimi prej 600 postimesh në ditë për përdoruesit e paverifikuar.