Ballina Sport Futboll Tyson Fury zbulon kundërshtarin dhe datën e rikthimit nga pensionimi

Tyson Fury zbulon kundërshtarin dhe datën e rikthimit nga pensionimi

Tyson Fury ka vendosur të rikthehet nga pensionimi dhe tashmë ka caktuar një datë për meçin e radhës.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, tashmë ka zbuluar edhe kundërshtarin dhe datën.

Më 11 prill, Tyson Fury do të rrahet me boksierin rus, Arslandbek Makhmudov.

36-vjeçari ka zhvilluar 23 meçe gjatë karrierës së tij, ka shënuar 21 fitore (19 me nokaut) dhe 2 humbje (2 me nokaut).

Kurse Tyson Fury dy meçet e fundit para pensionimit i kishte zhvilluar ndaj Oleksandr Usyk – në të dyjat pësoi humbje.