U mbajt marshi për Palestinën në Prishtinë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka organizuar marsh këtë të enjte në Prishtinë, në shenjë përkrahje e solidariteti, me viktimat e luftës, që po zhvillohet ndërmjet Izraelit e Palestinës.

Me pankarta e brohoritje, aty u marshua sidomos, duke u solidarizuar me fëmijët e vrarë.

Që nga ofensiva ndërkufitare e rezistencës palestineze Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka vazhduar me bombardimet e tij të pamëshirshme në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 11.500 palestinezë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht nga bombardimet izraelite.

Ndërkohë, numri zyrtar i vdekjeve izraelite është 1.200.

/nacionale/mesazhi