Udhëtimi

Nganjëherë, është më e rëndësishme ta kuptosh se ku je,
sesa të vendosësh se ku po shkon. Nëse nuk e di se ku je,
si mendon ta njohësh destinacionin tënd? Shpesh nxitojmë
tek qëllimi i ardhshëm, duke e harruar atë që po e lëmë
pas; duke i harruar ata që po i lëmë pas. Harrojmë se
lumturia është një udhëtim, jo një destinacion. Harrojmë
se e nesërmja nuk do të ekzistonte po të mos ishte e
sotmja, dhe e sotmja nuk do të ishte kjo që është pa atë se
kush jemi dhe çfarë kemi.

NGa – Libri “Tabloja e Mendjes”