UEFA cakton datën e ndeshjes Izrael – Zvicër

UEFA ka vendosur datën e re për ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës. Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet të enjten, por është shtyrë për shkak të gjendjes së sigurisë në Izrael.

Ndeshja do të zhvillohet më 15 nëntor, ka njoftuar UEFA të martën.

Por ende nuk dihet se ku do të zhvillohet ndeshja. Izraelitët po insistojnë që të luajnë në territorin e tyre. Frikësohen se nëse pranojnë që ndeshjet si vendas t’i luajnë në shtete tjera, atëherë në Izrael nuk do të ketë ndeshje ndërkombëtare për kohë të gjatë.