Ujkani me synime të mëdha në Rizespor

Samir Ujkani ka filluar një aventurë të re në futbollin turk.

Samir Ujkani pritet të jetë titullar te skuadra e tij e re, Rizespor.Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll ka filluar një aventurë të re në futbollin turk.

Në Turqi, portieri i shumë skuadrave italiane, u transferua ditë më parë nga Cremonese, që garon në Serie B.

Ai pret që në Rizespor, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2021, të jetë i rregullt në portë