Ben Blushi ajo që ti i trembesh, një ditë do të bëhet realitet, por jo ashtu siç ti e keqimagjinon. Vullnetin e Krijuesit, nuk e ndal dot as ti dhe as dikush tjetër në botë, kushdo qoftë ai. Çfarëdo që ju të bëni, në fund do të jeni të humbur, edhe pse ëndërron të kundërtën.
Allahu i premtoi të dërguarit të Tij të fundit duke i thënë:
“Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre. Por Allahu
veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë.
Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim e fe të vërtetë,
për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejnë idhujtarët.” (Kurani 9: 32-33)
Temi ed-Dari, një ish i krishterë, përcjell nga Profeti (alejhi salatu ue selam) të ketë thënë:
“Me të vërtetë, kjo fe do të arrijë atje ku arritur nata dhe dita, e Allahu nuk do të lërë asnjë shtëpi balte (vendbanime) e as (tendë) me lesh deveje (në shkretëtira), pa e futur Allahu në të këtë fe: me krenarinë e një krenari ose me poshtërimin e një të poshtëruari. Krenari me të cilën Allahu do të nderojë Islamin dhe ithtarët e tij, dhe poshtërim me të cilin Allahu do ta poshtërojë kufrin (mosbesimin).”
Temim ed-Darij thoshte: “E kam parë këtë gjë te njerëzit e familjes sime: ata që pranuan Islamin, i kapi e mira, nderi dhe lavdia, ndërsa ata që mbetën jobesimtarë, i zuri poshtërimi, nënshtrimi dhe pagesa e xhizjes (taks sigurie).” (Ahmedi 16957)
Kur Perandori i Bizantit, i kohës së Profetit, u informua në detaje për të, tha: “Ai do të zotërojë atë që kam unë nën sundim.” Dhe kështu ndodhi, pa plotësuar dhjetë vjet nga ky parashikim, muslimanët nën kalifatin e Umer ibn Hatabit, vunë nën kontroll ato territore.
Muslimanët sot edhe pse kanë mangësi të shumta dhe probleme pafund, janë shpresa e vetme për ta nxjerrë njerëzimin nga dalldisja dhe degradimi moral ku e ka shpënë moderniteti shekullar. Herët a vonë, vullneti i Zotit do të ripërsëritet edhe njëherë, dhe myslimanët do të jenë përsëri sundimtarët e botës. Deri atëherë Ben mund t’i “gëzohesh” i palumtur dekadencës dhe iluzioneve që përjeton.
Gjithsesi Ben, ti mund të vazhdosh të shkruash, të fantazosh e të jetosh duke shkruar e shitur iluzionet e dëshpëruara në romanet që bën. Ah, mos harro t’i përfshish edhe këto fjalë në romanin e ardhshëm, sepse do të duhen.
Hoxhë Justinian Topulli







