Unitedi fiton në fund ndaj Arsenalit

Manchester United e ka fituar përballjen ndaj Arsenalit me rezultat 2:1.

Ndeshja e xhiros së 36-të të Premierligës e zhvilluar në ‘Old Trafford’ mes Manchester United dhe Arsenal, u ka takuar vendasve nga Mançesteri.

Ndeshja filloi me nderimet e Sir Alex Ferguson për Arsene Wenger, të cilit i ndau një çmim në emër të Manchester United.

Paul Pogba në minutën e 16’ të ndeshjes i kaloi ‘Djajtë e Kuq’ në epërsi.

Golin e barazimit Arsenal e arriti në minutën e 51’, përmes Mkhitaryan, i cili nuk festoi golin e realizuar ndaj ish skuadrës së tij.

Te ky gol, armeni u asistua nga Granit Xhaka, që në këtë ndeshje ishte kapiten për Arsenalin.

Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, ishte zëvendësuesi Fellaini që u shfaq duke shënuar në minutën e 92’ të ndeshjes, për fitoren 2:1 të Manchester United.

Vlen të ceket se kjo është edhe përballja e fundit mes Mourinhos dhe Wenger në Premierligë, pasi dihet se ky i fundit do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.