Uragani që pritet të godasë brigjet me Meksikës, rrezikohet stuhi e madhe

Uragani Roslin pritet të godasë brigjet e Paqësorit të Meksikës, duke sjellë me vete stuhi dhe përmbytje të rrezikshme.

Kështu njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) dhe autoritetet meksikane u bënë thirrje banorëve të zonave të caktuara që të strehohen.

Roslin u forcua në një uragan të Kategorisë 1 të premten ndërsa iu afrua zonave turistike të Meksikës qendrore.

Parashikuesit thonë se Roslin do të sjellë reshje të mëdha shiu në të gjithë Meksikën jugperëndimore, kryesisht në zonat si Colima, Jalisco, Nayarit dhe Sinaloa.