Urtësia e bamirësisë

Bamirësia konsiderohet një nga veprat e bukura dhe inkurajuese në Islam, pasi ajo kontribuon për të forcuar lidhjet shoqërore dhe solidaritetin midis anëtarëve të shoqërisë. Bamirësia kontribuon në zhvillimin e pasurisë, pasi ajo konsiderohet investim për të ardhmen. Gjithashtu kontribuon në pastrimin shpirtit dhe largimi i inateve dhe negativitetit. Bamirësia konsiderohet si një nga arsyet e shërimit nga sëmundjet. Sadakaja e mbron dhuruesin e saj nga Xhehennemi, gjithashtu konsiderohet si mburojë për dhënësin e saj në Ditën e Kijametit.
Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë: “Sadakaja e shuan mëkatin ashtu siç e shuan uji zjarrin”.
Bamirësia konsiderohet si një nga veprat më të bukura që mund të bëjë njeriu, sepse i sjell dobi atij dhe gjithë shoqërisë.

Nga arabishtja: Korab Hajraj