Uruguai-Portugali, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Uruguait dhe ajo e Portugalisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Uruguai dhe Portugalia do ndeshen mes vete në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kombëtarja amerikano-latine vjen në këtë ndeshje si lider i Grupit A, ndërsa Portugalia nga pozita e dytë në Grupin B.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Uruguai: Muslera; Jimenez, Godin, Caceres; Nandez, Torreira, Bentancur, Vecino, Laxalt; Suarez, Cavani.

Portugalia: Patricio; Pereira,Fonte, Pepe, Guerriero; B.Silva, A.Silva, Carvalho, J.Mario; Guedes, Ronaldo. /Telegrafi