Ushtarët izraelitë bastisje në kampin e refugjatëve palestinezë

Trembëdhjetë palestinezë janë plagosur dhe nëntë të tjerë janë arrestuar në një bastisje të ushtarëve izraelitë në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale, një numër i madh i ushtarëve izraelitë mëngjesin e sotëm kanë kryer bastisje në kampin e refugjatëve palestinezë El-Amari në afërsi të Ramallahut.

Palestinezët kanë reaguar ndaj bastisjes duke u konfrontuar me ushtarët izraelitë, të cilët përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë palestinezët.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 13 palestinezë janë plagosur nga sulmet e ushtarëve izraelitë.

Ndërkaq, banorët e kampit theksuan se ushtarët izraelitë kanë kryer bastisje në shumë shtëpi, duke arrestuar nëntë palestinezë.