Ushtria e Putinit përgatitet për pushtim…edhe një herë

Vadym Skibitskyi

Ukraina pret që Rusia të mobilizojë gjysmë milionë ushtarë shtesë në muajt e ardhshëm, thotë një zyrtar i lartë i inteligjencës.

Vadym Skibitskyi, zëvendës shef i inteligjencës ukrainase të mbrojtjes, vlerëson në një intervistë se Rusia do të mobilizojë 300 deri në 500 mijë persona në mënyrë që të nisë operacionet sulmuese në jug dhe në lidnje të ukrainës në pranverë dhe në verën e këtij viti.

“Ata 500 mijë ushtarë, do ti shtohen 300 mijëve të mobilizuar në tetor 2022”, tha Skibitskyi.

“Kjo provon se Kremlini i Putinit nuk ka asnjë qëllim ti jap fund kësaj lufte.

Ofensiva ruse mund të ndodhë në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut dhe me gjasë edhe në rajonin e Zaporizhias.

Trupat ruse do të kalojnë ndërkohë në pozicione mbrojtëse në rajonin e Khersonit dhe në Krime.

Kjo valë e re mobilizimi do të zgjasë për dy muaj”, thotë ai.